Ueslej Shanjder ka qenë një nga futbollistët më vendimtarë në triumfin madhështor të Interit në vitin 2010, teksa luajti një rol thelbësor edhe në Kombëtaren e Holandës, e cila atë vit arriti deri në finalen e Botërorit. Ish-mesfushori, pati sezonin e tij më të mirë në karrierë dhe ishte pretendent për Topin e Artë, por më pas erdhi një rënie e lirë.

Së fundmi, Shnajder është shprehur se me më shumë përkushtim, ai do të mund të ishte po aq i mirë sa Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

“Duhet të tregohem i sinqertë dhe të pranoj se mund të ishte në të njëjtin nivel me Mesin e Ronaldon, nëse do të përkushtohesha në 100%. Jam i sigurt për këtë. Por nuk doja ta bëja këtë, dhe nuk pendohem.

E shijova karrierën time ashtu siç ishte, brenda fushës dhe jashtë fushës. Fitova çdo trofe që mund të fitohej me klubin, kështu që nuk kam pendesa”, u shpreh Shnajder. Holandezi përveç Interit, në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Real Madrid, Gallatasaraj dhe Ajaks./vipsport/

Befason ish-lojtari i Inter: Me më shumë përkushtim do isha po aq i mirë sa Mesi dhe Ronaldo