Teuta-Flamurtari ka përfunduar 1-1 dhe diskutimet për këtë 90 minutësh vazhdojnë. Futbollisti i vlonjatëve,  Jurgen Vrapi ka qënë në studion e ”Rubrikës Sportive” ku  dha mendimin e tij.

Ai tregoi edhe për një episod të pazakontë, kur kundërshtarët i kanë pyetur ata se përse luajnë. Kur dëgjon fjalë të tilla askujt nuk i vjen mirë, sidomos kur bëhet fjalë për një futboll profesionist.

Jurgen Vrapi shprehet: ”Teuta nuk po kalonte një moment të mirë. Penalltia e dhënë është një turp, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.  A na thonë pse luani? Na ka ndodhur sot, në radhë të parë luajmë për veten tonë, luajmë për qytetin e Vlorës.

Flamurtari ka fanellën shumë të rëndë, duam të promovojmë veten tonë. Sot në fushën e lojës na u tha nga shumë lojtarë kundërshtarë.  Te penalltia jam unë që i shkoj anash Çyrbjes, shkova me shpejtësi e prapë nuk e arrija se ishte shumë para. Normalisht që protestuam te gjyqtari”./newsport/