Pavarësisht fjalëve të thëna nga drejtori sportiv, Massimo Mirabelli (“Merkato është e mbyllur”), Milan ka siguruar një talent për të ardhmen. Bëhet fjalë për Antonio Mionic, mesfushor i datëlindjes 2001, i cili është marrë nga skuadra kroate NkIstra 1961. Djaloshi, i cili do të mbushë 17 vjeç në maj, është marrë me kosto zero dhe do t’i bashkohet ekipt të moshave. Operacioni, i mbyllur shumë shpejt, ka befasuar të gjithë klubet e tjerë që ishin të interesuar për lojtarin.
Mes tyre ka qenë edhe Atalanta, që kishte bërë një sondazh për talentin verën e kaluar./telesport/