Kukësi humbi 0-4 ndaj Wolfsburgut në “Air Albania”, duke i dhënë lamtumirën Europa League. Një disfatë e pritshme, por në kampin verilindor e kanë peng penalltinë e humbur nga Eduart Rroca në pjesën e parë.

Nëse fantazisti do të shenonte, rezultati shkonte 1-2 dhe sfida do të bëhej më emocionuese. Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e ekipit të “Pressing” në ABC News, befason me komentin e tij rreth goditjes së penalltisë.

“Ai që merr përsipër ekzekutimin e penalltisë ka 70% shanse për ta humbur. Po, po 70% shanse. Është psikologjike ajo, po e them unë“, deklaron Tahiri.

Ne fakt ka shume futbolliste, edhe te medhenj ne bote, te cilet shpeshhere kane deshtuar nga pika e bardh. Por ka edhe nga ata qe nuk kane gabuar kurre dhe mbase kjo deklarata e Tahirit nuk mund te jete teresisht e vertete.