Fjoart Jonuzi mund t’i bashkohet Vllaznisë. Edhe pse ditën e djeshme u tha se sulmuesi Dilaveri ishte i fundit i kësaj periudhe merkato, drejtuesit e kuqebluve kanë arritur akordin me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Fjoart Jonuzin mesfushorin e njohur që ka qenë më parë pjesë e Shqipërisë U-21.

Sport nga Bajraktari bën me dije se është arritur akordi dhe pritet vetëm firma e tij në kontratë. Sezonin e fundit 24-vjeçari ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë, ndërsa tashmë mund të rikthehet sërish në Superiore.

Më parë ai ka luajtur me Kukësin dhe Laçit duke spikatur me cilësitë e tij në mesin e fushës. Siç raportohet, sot pritet prezantimi i tij në Shkodër për t’u bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Vllaznisë.