Ylli i Arsenalit Henrikh Mkhitaryan mund të mos luajë në finalen e Europa League-ës në 29 maj në Azerbajxhan. Shkak për këtë mungesë është bërë konflikti politik prej gati tre dekadash midis Armenisë, vendi ku ka lindur Mkhitaryan dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakhut.
Klubi londinez është shqetësuar së tepërmi për fatin e lojtarit të tij dhe i ka dërguar një kërkesë UEFA-s që të garantojë sigurinë e jetës së 30-vjeçarit.
“Kërkojmë garanci nga UEFA për të siguruar udhëtimin e sigurtë të Henrikh Mkhitaryanit në Baku për finalen e Europa League-ës dhe duam që ai të përfshihet në skuadër.
Ende nuk kemi marrë përgjigje, por shpresojmë që UEFA të plotësojë në kohë këtë kërkesë.
Jemi tepër të shqetësuar për vendin ku do të luajmë që mund të detyrojë të lojtarin tonë të mos aktivizohet”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Arsenalit.
Kjo situatë është përsëritur dhe 2 herë të tjera me Mkhitaryanin, pasi në ballafaqimin e hershëm në Europa League me Qarabagun në Europa League, ai nuk udhëtoi me skuadrën. Po kështu dhe 4 vite më parë, kur ai ishte pjesë e Borussia Dortmundit përsëri nuk udhëtoi në Azerbajxhan me skuadrën gjermane për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes me Gabalën.
Lufta midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakhut mori jetët e 30 mijëve personave në luftën e 1988-1994. Pas armëpushimit në vitin 1994, marrëdhëniet midis vendeve janë të ndera dhe shpeshherë mes palëve ka përplasje të dhunshme në kufirin azero-armen./newsport/