Tek Vllaznia largimet duket se do fillojnë të bëhen realitet pa u mbyllur ende sezoni. Njëri nga të piketuarit për t’u larguar është edhe vlonjati Halim Begaj. Ai nuk është stërvitur sot me ekipin e Vllaznisë. Ka qenë i pranishëm në stërvitje por ka preferuar që të shikojë shokët e tij të skuadrës. Begaj është një nga tre emrat që tekniku Bushati I ka nxjerrë nga lista e lojtarëve që do të aktivizohen në këto përballje. Megjitahtë vlonjati ndryshe nga Nallbani I cili ka qenë pjesë e stërvitjes  ditën e sotme, ka preferuar që të jetë spektator dhe të mos marrë pjesë në stërvitjen  e skuadrës së tij. Mesa duket vlonjati nuk do të presë përfundimin e sezonit për t’I dhënë lamtumirën ekipit të Vllaznisë. Ai pritet të largohet nga fillimjava tjetër nga skuadra kqueblu.Në fakt, për Begajn ky sezon nuk ka qenë i qetë. I paragjykuar që në mbërritjen e tij në Shkodër për zgjedhjen që kishte bërë trajneri Duro, nuk e pari të lehtë në fushë. Për rrjedhojë, në dhjetor u gjobit nga klubi megjithatë ai pranoi të vazhdonte kontratën deri në fund por edhe kjo nuk ndodhi teksa pritet që të largohet pa u mbyllur mirë sezoni.

www.shkodrasport.com