Herald Marku ishte i pari qe hodhi firme ne kontrate per Vllaznine. Dajan Shehi i dyti ndersa sot ka qene rradha e maqedonasit Filip Gligorov per t’u bere i treti futbollist qe do te veshe fanellen kuqeblu ne sezonin e ri.
Por numri i blerjeve nuk do te ndalet ketu. I katerti ne rradhe eshte mesa duket mesfushori shkodran Behar Ramadani. Vete klubi shkodran ka bere te ditur sot se me lojtarin eshte arritur akordi per gjithçka sa i takon kushteve financiare te kontrates dhe ka mbetur vetem hedhja e firmes ne kontrate.
Edhe kjo procedure formale do te kryhet diten e hene dhe ne kete menyre ish- kapiteni i Luftetarit do te jete edhe zyrtarisht pjese e Vllaznise.
Per 29 vjeçarin ky eshte nje rikthim tek Vllaznia sepse me te ka luajtur edhe ne sezonin 2013-2014 por vetem per 6 muaj sepse u largua prej saj ngaqe nuk gjeti shume hapesira. Ai prej dy ditesh ka nisur stervitjen me kuqeblute duke u vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Jonuz.
Tashme rikthehet madje si lider dhe pritet te jape nje kontribut te rendesishem per mesfushen e kesaj skuadre. Me marrjen edhe te tij skuadra ne njefare menyre ka filluar te plotesohet pikerisht ne pozicionet ku ka nevoje, por blerjet nuk do te ndalen ketu.
Gjasat jane qe te kete perseri perforcime, kryesisht ne repartin e sulmit por edhe ne mbrojtje apo dhe mesfushe. Tek Vllaznia shpresojne shume per ndertimin e nje skuadre qe do te synonte Kupat e Europes ne sezonin e ri futbollistik.
www.shkodrasport.com