Behar Ramadani i është bashkuar në këtë sezon Vllaznisë, teksa është një nga elementët kryesorë të skuadrës në mesin e fushës. Futbollisti 29-vjeçar në një prononcim për Supersport ka theksuar se objektivi parësor i skuadrës është mbijetesa për të shmangur sikletet në fund, ndërsa shprehet se në sfidën ndaj Flamurtarit duhen marrë me patjetër tre pikët.
Faza përgatitore? “Mendoj se ka qenë shumë pozitive, kemi marrë ngarkesat e duhura. Për të parë se sa të fortë do jemi, besoj të shohim edhe afrimet si do jenë. Mund të ketë edhe ndonjë afrim tjetër, ndaj mund të duhet edhe pak kohë të shohim forcën apo nivelin që do kemi në vazhdim”.
Ndeshja me Flamurtarin? “E nisim me dy ndeshja radhazi në shtëpi, plus që më pas edhe më pas presim sërish dy ndeshje në shtëpi, por për mendimin tim nuk ka ndeshje të lehta pavarësisht problemeve që ka Flamurtari. Për mua është ndër ndeshjet më të vështira, janë ndeshje që duhen fituar dhe shpresojmë që të marrim pikët e plota”.
Problemet me pikët në shtëpi? “Kemi humbur disa ndeshje për gabime individuale tonat. Mendoj se është më shumë ana psikologjike që kemi lënë kaq shumë pikë brenda dhe ia kemi dalë më mirë në transfertë”. Objektivi? “Duke parë kampionatin që është kaq i ngjeshur, ka shumë objektiva.
Objektivi i parë për mendimin tim është të sigurojmë sa më shpejt mbijetesën që të mos rrimë në siklet. Më pas të shohim, sa më larg. Por, në veten tonë e kemi gjithnjë që të shkojmë sa më larg”, u shpreh Ramadani. /VipSport/