Mesfushori Behar Ramadani qe firmosi para pak kohesh me Vllaznine por qe aktualisht nuk po stervitet me ekipin per shkak te nje demtimi, mesohet se po kerkohet nga nje klub grek!!!

Ai bashke me mesfushorin tjeter Dejvi Bregu po kërkohen me insistim nga klubi i njohur grek, Panahaiqi i Patrës.Lajmin e konfirmuan dje mediat greke që raportonin se lojtarët kanë marrë oferta zyrtare, por fillimisht kanë refuzuar. Mirëpo, sipas portalit “gnomip.gr”, klubi ka rritur ofertën dhe kërkon të bindë Ramadanin dhe Bregun.

Panahaiqi është pjesë e Superligës 2 në Greqi, ndërsa mbi dy dekada më parë ka luajtur ish-lojtari i Kombëtares, Altin Haxhi, duke shkëlqyer te skuadra nga Patra.

Pjesë e stafit teknik të Panahaqisë është në rolin e zv.trajnerit edhe Marko Jovanoviç, serbi që ka punuar në Shqipëri për Luftëtarin, Kukësin dhe Partizanin. Ramadani ka firmosur te Vllaznia, ndërsa Bregu është nën kontratë me Skënderbeun.

Keto lajme padyshim qe kane sjelle njefare çoroditje ne merkato por veshtire se Vllaznia dhe Skenderbeu do t’i leshojne keto futbolliste. Per me teper qe Ramadani te pakten edhe per nje muaj eshte i demtuar dhe nuk do te jete ne gjendje per te luajtur.
www.shkodrasport.com