Shoqëria e krijuar tek Luftëtari pak vite më parë duket se është shumë e fortë ende edhe sot. E kemi fjalën për dy ish- futbollistët e kësaj skuadra, Behar Ramadani dhe Dejvi Bregu.
Tashmë të dy ata kanë marrë drejtime të tjera në karrierë. I pari është rikthyer tek Vllaznia, ndërsa i dyti është bërë pjesë e Skënderbeut.
Megjithatë lidhja vazhdon të jetë e fortë. Aq sa Ramadani e konsideron “vëllaçko” Bregun dhe këtë e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në instagram ku ka hedhur një foto të një dueli në fushë me këtë lojtar.
Por dedikimi që ai i bën kësaj fotoje është shumë domethënës: “Me vëllaçkon tim, Dejvi Bregu”.
Ramadani e nisi sezonin tek Vllaznia me probleme demtimi megjithate tashme duket se i ka kaluar dhe po luan rregullisht ne formacionin kuqeblu. Megjithate duket qarte se ka ende per t’u permiresuar fizikisht dhe padyshim qe stafi teknik beson shume tek ky futbollist.
© shkodrasport.com