Trajneri Ardi Behari, e quan si një fitore shumë të rëndësishme atë të Vllaznisë ndaj Partizanit në çerekfinalen e Kupës.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se te Partizani situata nuk ishte optimale nga ana psikologjike, pas humbjes me Kukësin.
Në mendimin tim nuk janë vetëm gabimet individuale. Te goli i dytë është një gabim në vendosje si skuadër te Partizani. Ajo që mungoi te Partizani, ishte pjesa e dëshirës, e të qenurit ai Partizani që na ka mësuar, me grintë. Nuk mund të thuhet se ishte një kompeticion i nënvlerësuar, sepse Kupa është e vlefshme për Partizanin.
Mos harrojmë se vinin nga një ndeshje e humbur me Kukësin. Situata nuk ka qenë optimale nga ana psikologjike për Partizanin. Vllaznia bëri atë autokritikë që kishte premtuar gjatë javës. Mori një fitore shumë të rëndësishme në të gjitha aspektet