Trajneri Ardi Behari, duke analizuar Superioren, deklaroi se ai i këtij sezoni, është kampionati më i rivalizuar dhe më i luftuar në kujtesën e tij.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Behari deklaroi se pavarësisht ngjarjeve të fundit në Tirana-Bylis, ky kampionat nuk mund të bëhet pis.

Ky është kampionati më i luftuari dhe më i rivalizuari në kujtesën time. Jemi mësuar që në kampionat verdiktet të jepen që në fazën e dytë. Në këtë kampionat nuk kemi arritur të kuptojmë se çfarë do të ndodhë.

Ka ndikuar shumë konkurrenca e fortë, edhe në uljen e cilësisë. Ndikim kanë pasur skuadrat e mesit, rasti i Egnatias, Erzenit dhe Bylisit. Ishin skuadra të vështira. Kemi fitore të shumta, jashtë fushe. Kjo tregon për rivalitetin e madh.

Pavarësisht ngjarjeve të fundit, ky kampionat nuk arrin të bëhet pis. Dy skuadrat që udhëheqin, nuk e kanë pasur stofin për të bërë diferencën. Është nga vitet e pakta, që lojtarët më cilësorë të kampionatit u shitën në janar.