Futbolli italian është aktualisht më i prekuri nga COVID-19, teksa klube si Xhenoa, Napoli, Inter, Juventus apo edhe Milan kanë pasur probleme gjatë këtyre javëve të para.
Madje, dy ndeshje si Xhenoa-Torino dhe Juventus-Napoli e kanë pasur të pamundur të zbresin në fushë për shkak të pasigurisë.
Ndërkohë, së fundmi, rastet janë bërë dy edhe te Hellas Verona. Te veronezët ishte konfirmuar i infektuar Barak, ndërsa në testimin e radhës ka rezultuar me COVID-19 edhe turko-gjermano, Korai Gynter.
Mbrojtësi duhet të izolohet tashmë deri në momentin kur të ketë mposhtur virusin, ndërkohë që në klub do të kryhen testimet e radhës për të evidentuar nëse ka më shumë të prekur. /VipSport.al/