Orët e fundit të merkatos së kampionatit shqiptar kanë sjellë një tjetër futbollist tek Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin 27 vjeçar Andi Ribaj. Ai ka mbërritur në Shkodër pasditen e sotme dhe pak minuta më parë ka mbyllur gjithçka sa i takon marrëveshjes me drejtuesit e klubit duke hedhur më pas edhe firmën në kontratë.
Kjo bëhet e ditur nga vetë klubi shkodran në një njoftim të publikuar në faqen e tij zyrtare. Në këtë mënyrë, ai bëhet kësisoj futbollisti më i ri i Vllaznisë duke plotësuar edhe repartin e sulmit. Shpresojmë që Ribaj me eksperiencën që ka fituar dhe me aftësitë që posedon, të na ndihmojë për të arritur objektivat që skuadra do të ketë në sezonin e ri.
© shkodrasport.com