Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, duket se po rilind që pas transferimit te skuadra e Grasshopers në kampionatin zviceran. 25-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës, pas paraqitjes dinjitoze në sfidën ndaj St Gallen që u fitua nga skuadra e tij me rezultatin 2-1. Ajeti ishte një nga më të mirët në fushë dhe e ka merituar padyshim vendin në formacionin e javës.

Por mbrojtësi i Kombëtares kuqezi nuk është shqiptari i vetëm në formacionin më të mirë. Atje bëjnë pjesë edhe 2 mesfushorët Hekuran Kryeziu, Bastien Toma si dhe sulmuesi Demhasaj.

Dallohet qartë se si futbollistët shqiptarë janë duke bërë “ligjin” në kampionatin zvicerian. Kujtojmë që Ajeti nuk ishte i grumbulluar nga trajneri Panuçi për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit.