Ditën e sotme në media është botuar një intervistë e ish-trajnerit të Luftëtarit të Gjirokastrës dhe njëkohësisht ish- zyrtarit të FSHF-së Hito Hitaj. Ai ndër të tjera u ndal edhe tek kampionati i sezonit 1977-78 në të cilin u shpall kampion Vllaznia për të cilën tha se ishte Lushnja ajo që ia la ndeshjen e fundit dhe për rrjedhojë ajo u shpall kampion para Luftëtarit.
Por me t’u botuar në “Panorama Sport” një deklaratë e tillë sigurisht që kanë ardhur edhe reagimet e para të shkodranëve. Ata i kujtojnë Hitajt se Vllaznia e vitit 1978 me Zhegën, Bizin, Rragamin, Vukatanën, etj, vetëm pak muaj më vonë do të mundte edhe Austrinë e Vjenës dhe sigurisht që nuk do ta vinte në diskutim Traktorin e Lushnjës.
Në këtë debat ndërkohë ka ndërhyrë edhe një “asnjanës”, tiranasi Skerdi Bejzade i cili siç dihet ka luajtur gjatë karrierës së tij me disa ekipe dhe mes tyre edhe me Vllazninë.
Ai i është përgjigjur ashpër Hitajt duke i shkruar kështu: “Ky zotnia ka punuar edhe ne Federate, te mos meret me vllaznine e te tregoj sa kampionate i ka dhene Federata bashke me ato arbitra ekipeve tjera. Po permend ja la Lushja vllaznis, pse nuk e denoncove atehere pra?”
© shkodrasport.com