Si trajner duket se nuk po ka shans, por Skerdi Bejzade mbetet i veçante per batutat e tij qe i ben herepashere. Ai u largua pak ditë më parë nga drejtimi i Erzenit.
Trajneri 49-vjeçar është aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh bën batuta me miqtë e tij ish-futbollistë. Sot Bejzade ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto me ish-mesfushorin e Tiranës dhe Vllaznisë, Saimir Patushi.
Si zakonisht notat e humorit janë prezente, teksa “Arusha” bën këtë koment: “Saimir Patushin, edhe kur e takoj rastësisht në rrugë, kam frikë se më shtrihet në sparkatë si dikur”.
Rivale ne fushen e lojes, por jashte saj ato te dy duken shume miq dhe kjo shikohet edhe ne komunikimin e herepashershem qe kane kryesisht ne rrjetet sociale por edhe sa here qe takohen.