Nje shkrim i publikuar sot per kalimin e sulmuesit Ernest Muçi nga Tirana tek Legia e Varshaves, i ketij lojtari qe deri para pak kohesh paguhej vetem 300 mije leke te vjetra ne muaj dhe sot kushton miliona, ka marre shume diskutime.
Ne faqen e “Shkodra Sport” ka patur shume komente dhe kuptohet qe secili ka dhene mendimin e tij. Ne kete mes ka nderhyre edhe ish- futbollisti i njohur Skerdi Bejzade.
Sa here qe shkruhet e diskutohet per Vllaznine, ai menjehere nderhyn duke dhene mendimet e tij. Madje, duke treguar se e njeh me detaje situaten ne Shkoder, ndonese ka gati 20 vjet qe nuk ka veshur fanellen kuqeblu.
Duke iu referuar lajmit te Muçit, ish- sulmuesi i njohur nderhyn duke shkruar: “Aty i keni edhe ju si Shkoder talentat, po kaq i marrin apo si marrin kaq leke, por si afron njeri. Nikaj edhe Deda afrojini e futini se nuk keni hajer nga ca te mbarum qe i mbani aty te ekipi pare”./SHKODRA-SPORT.COM/