Vllaznia ka nisur te mendoje per merkaton dhe ndonese nuk ka ende asgje konkrete, duket se fokusi eshte perqendruar tek gjetja e nje sulmuesi tipik, atij me numer “9” qe luan zakonisht ne maje te ketij reparti.

Kete gje e deklaroi edhe skauti i klubit shkodran Auron Miloti ne nje prononcim te dhene mbreme gjate “Procesi Sportiv”, deklarate qe u pasqyrua sot ne shkrimet e saj nga “Shkodra Sport”.

Por pikerisht poshte ketij shkrimi, ne komentet e shumta qe kane lene tifozet, ka reaguar edhe ish- futbollisti i njohur i Vllaznise por edhe i disa skuadrave te tjera te kampionatit shqiptar, Skerdi Bejzade, i cili ka nje sugjerim shume interesant per drejtuesit kuqeblu.

“Vllaznise i mungon nje lojtar si Taipi i Kukesit qe eshte ne te dy fazat i forte, si ne ate ofensive dhe ate difensive ne mesfushe. Lojtaret qe ka ne ate pozicion Vllaznia jane lojtare qe nuk shtyjne.

Jane lojtare qe nuk japin asist e nuk krijojne befasi. Nuk depertojne me tempo, veç aty, 10 metra majtash e djathtas”- shkruan Bejzade ne postimin e tij ne faqet e gazetes tone./SHKODRA-SPORT.COM/