Dejvid Bekam ka vendosur t’i rikthehet futbollit, jo si lojtar ose trajner, por si pronar i një klubi.
Ish-futbollisti anglez, i cili ka grumbulluar një pasuri prej qindra miliona dollarësh ka vënë në jetë projektin e tij më të ri, një klub futbolli që do të militoj në kampionatin amerikan “MLS”, duke filluar nga sezoni 2020.
Klubi i ri i Bekam ndodhet në shtetin e Floridas, në qytetin turistik të Majemit, dhe do të quhet “Inter Majemi”.
Në planet e Bekam është dhe një stadium i ri, ndërtimi i të cilit pritet të fillojnë në muajin nëntor. Investimi fillestar i Bekam për klubin e ri pritet të kapë 150 milionë dollarë.
This is our story. This is our crest.#InterMiamiCF #ThisIsMiami #MLS pic.twitter.com/p3yCkFiO0S
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) September 5, 2018