Bekim Balaj ishte titullar ditën e sotme në takimin që Shturm Graci fitoi në transfertë 1-5 ndaj Tirol.
Shkodrani u aktivizua për 90 minuta, dhe ishte vendimtar me 2 asiste në rezultatin final të sfidës. Në minutën e 38-të, Balaj kërceu fort me kokë pas një goditje dënimi, dhe devijoi topin, ku nxorri vetëm me portën Dominguez.
Ndërkohë, në minutën e 68-të, pas një topi të rrëmbyer në mesfushë, shkodrani nisi menjëherë Despodov, i cili shënoi edhe golin e katërt për me të majtën.
Pas javës së 16-të, Shturmi i Gracit mban vendin e katërt në klasifikim, me 27 pikë.