Një ndër lojtarët e kombëtares shqiptare që duhet të vendosë për të ardhmen e tij është Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran u largua nga ekipi i Akhmat Grozny-t dhe mbetet në merkato.

Ofertat e para kanë mbërritur për shtatlartin, ndërsa Telesport mëson se destinacioni i ri i futbollistit mund të jetë Koreja. Ai ka marrë një ofertë mjaft të mirë në Kore dhe shkodrani duket i tunduar.

28-vjeçari mund të preferojë të vazhdojë karrierën në kontinetin e largët aziatik. Kalimi i tij nga Rusia në Kore mund të jetë një hap mbrapa në aspektin sportiv, por në aspektin financiar e lë të kënaqur.