Bekim Balaj më në fund ka thyer mallkimin që e ndiqte nda pas prej më shumë se tre muajsh. Sulmuesi shqiptar nuk pa arrinte të tundte rrjetën me klubin dhe si rrjedhojë humbi vendin e tij në formacionin titullar te Shturm Grac.

Për herë të fundit ai kishte shënuar në ndeshjen e Kombëtares në nëntor ndaj Andorrës, ndërsa me klubin e tij, për të gjetur një gol duhet të kthehesh në ndeshjen e Kupës kundër Kapfenberger në fundin e tetorit.

Një situatë që dukshëm nuk i pëlqen as Balajt, siç e pranoi vetë pas barazimit 1-1 ndaj Austria Vjenës ku ai gjeti golin duke luajtur si zëvendësues.

“Mua më pëlqen ta mbyll ndeshjen me ndjesi pozitive por ne luanim në shtëpi dhe do të dëshironim që ta fitonim këtë ndeshje. Padyshim që dua më shumë, nuk është e mjaftueshme për mua.

E di edhe që goli erdhi pas një kohe të gjatë, shpresoj të vazhdoj të shënoj më shumë se kjo do të thotë një rezultat më të mirë për skuadrën dhe të gjithë do të jenë të kënaqur”, shpjegoi ai.

Sa i përket kthimit në stol, Balaj i la gjithçka në dorë trajnerit, por tha se i do të respektonte çdo zgjedhje të tij. “Për këtë duhet të pyesni trajneri, nuk jam unë që njeh arsyet. Por është vendimi i tij që respektoj dhe jam gati që në çdo moment të jap gjithçka për ekipin”, deklaroi sulmuesi shqiptar. /vipsport/