Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, për “Supersport” pas fitores me Andorrën deklaroi:

0-3 në një moment delikat…

Të gjithë e dimë, para kësaj ndeshje e kishim detyrim fitoren. S’kishim rezultat tjetër. Kontrolluam lojën, por ndonjëherë është e vështirë kur nuk del goli.

Pse zgjodhe atë festim?

Golin e përjetoj shumë. E doja një gol, dhe tani shpresoj të shënoj akoma më shumë.Të gjithë i shfrytëzojnë maksimalisht ato minuta, dhe sot dhashë më të mirën për sa luajta.

Je në 10 shënuesit më të mirë të Kombëtares…

Nuk jam aq i kënaqur me aq sa kam shënuar. Por do bëj maksimumin. Detyra ime është të shënoj sa më shumë. Golat kthehen edhe në pikë.