Sulmuesi shkodran Bekim Balaj vazhdon të spikasë me golat e tij në kampionatin kroat të futbollit. Në ndeshjen e djeshme, të vlefshme për javën e tretë të këtij kampionati, 24 vjeçari ka shënuar dy gola duke ndihmuar Rijekën të marrë një barazim në transfertë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tregon edhe njëherë formën e mirë. Në transfertë Zagrebit, shkodrani ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 23-të. Por pas dy minutash vendësit barazojnë. Megjithatë, Balaj në minutën e 32-të shënon sërish, por gjithashtu Zagreb përgjigjet përsëri, teksa në minutën e 34-t barazon në 2-2. Në pjesën e dytë vendësit shkojnë në 3-2, por më pas Rijeka arrin të barazojë shifrat në 3-3, që është edhe rezultati final. Bekim Balaj është aktivizuar për 90 minuta, duke u paraqitur mjaft mirë. Tre gola në tri ndeshje të kampionatit janë një nisje mjaft e mirë për sulmuesin kuqezi, që këtë sezon ka premtuar se do të shënojë deri në 20 gola. Golat e shënuar deri më tani, I kanë dhënë atij mundësinë që të shndërrohet në një lider të kësaj skuadre dhe kuptohet që tashmë edhe drejtuesit e klubit e shohin me një sy tjetër duke mos qenë asnjëherë në dyshim për blerjen e tij në janar të këtij viti. Lojërat e mira që ai ka zhvilluar e mbi të gjitha, golat e shënuar, janë një garanci se Bekim Balaj do të jetë një pikë referimi për Rijekën edhe këtë sezon.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTE Bekim Balaj e nis mbarë, tre gola në tre ndeshje të kampionatit...