Prej disa kohësh janë të tre sëbashku dhe kuptohet që mundohen të japin më të mirën për ekipin e tyre Akhmat Grozny. Bëhet fjalë për tre futbollistë shqiptarë, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Dy prej tyre siç dihet janë pjesë e kombëtares shqiptare dhe tjetri i asaj kosovare.
Mes tyre duket se ka edhe një miqësi të madhe dhe këtë e tregon edhe një postim i shkodranit Balaj i cili ka bërë një postim në instagram ku shkruan: “BBR the best”. Pra, ka folur me inicialet e mbiemrave, Balaj, Berisha, Roshi dhe për këtë treshe thotë se janë më të mirët.
Mbase ky është një tregues se ata do të rikthehen më të fortë pasi secili prej tyre ka kaluar disa probleme dhe tashmë janë të fokusuar tek një rinisje ndryshe. Prandaj dhe kanë thënë se janë “më të mirët”.
© shkodrasport.com