Dita e sotme ka qenë e veçantë për sulmuesin shkodran të kombëtares shqiptare Bekim Balaj. Ai ka festuar 27 vjetorin e lindjes. Një moment që i ka dhuruar atij shumë emocione por edhe urime njëkohësisht. Por në fakt, një nga urimet e marra ka qenë më i veçanti për të. Bëhet fjalë për atë të ish- kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana. “Urime ditëlindja vëllaçko ishallah edhe shumë të tjera të lumtura! Dhe mos harro, ha shumë molto!”, shkruan Cana, i cili e shoqëron me ikona buzëqeshjeje postimin.
Një urim i tillë edhe njëherë ambjentin e shkëlqyer që ka ekzistuar vitet e fundit në rradhët e kombëtares tonë dhe prandaj ambjenti dhe shoqëria e pjestarëve të saj vazhdon të jetë ende prezent në mes tyre.
© shkodrasport.com