Goli i shenuar ne minuten e 95-te ne “Niko Dovana” i dha nje trepikesh me shume vlere Vllaznise ne sfiden ndaj Teutes dhe ai eshte serish protagonist ne momentin e duhur dhe ne vendin e duhur. Bekim Balaj po tregon edhe njehere tjeret vlerat e tij, por njekohesisht edhe ambiciet per te shenuar sa me shume dhe per ta ndihmuar skuadren me golat e tij.

Duke folur pas ndeshjes me durraset, ai e ka vleresuar si legjiti ate gezim te shfrenuar te tij dhe te shokeve te skuadres, pikerisht sepse goli u shenua ne sekondat e fundit te ndeshjes. Megjithate ai ben thirrje per kujdes sepse kampionati sapo ka nisur dhe synimi eshte vetem ndeshja e rradhes.

“Goli i shenuar ne ato sekondat e fundit gjithmone te jep entuziasem. Ne pjesen e pare kemi luajtur shume mire dhe ndoshta duhej te kishim shenuar edhe me shume se nje gol. Ne pjesen e dyte pesuam nje gol dhe per disa minuta loja na doli nga kontrolli, por qe gjetem forca dhe reaguam.

Shenuam nje gol, me pas ai u anullua por serish tentuam dhe ai gezimi ne fund pas golit te fitores ishte legjitim sepse nuk kishte loje me dhe si rrjedhoje triumfuam ne kete ndeshje. Morem tre piket qe na duheshin dhe tashme shohim perpara per ndeshjen e rradhes”- eshte shprehur Balaj./www.shkodrasport.com/