Sa here qe i jepet mundesia, Megi Doçi eshte ne stadium per te mbeshtetur Vllaznine e meshkujve, ne ndeshjet qe luan ne Shkoder por edhe ne transferte. Eshte si nje lloj “hajmalie” per kuqeblute dhe padyshim qe kjo eshte diçka e bukur kur ke parasysh se kemi te bejme me nje lojtar- simbol te futbollit te femrave ne vendin tone.

Por nderkohe pas ndeshjes se sotme te kupes se Shqiperise ndaj Partizanit, te cilen Vllaznia e fitoi me rezultatin 3-1, mesohet se Doçi ka patur nje takim me sulmuesin kuqeblu Bekim Balaj. Nje takim goleadoresh qe ka dhuruar edhe diçka interesante.

Ate e ka zbuluar vete lojtarja e Vllaznise permes nje postimi ku shkruan: “Me Bekim Balaj sot pas ndeshjes me Partizanin. Më dhuroi fanellën e tij dhe i urova sa më shumë gola. I pari vjen shpejt, të hënën…”.

Qe do te thote se Doçi ia ka uruar Balajt golin e tij te pare me fanellen e Vllaznise pikerisht ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes. E ne rast se ndodh kjo, atehere Megi meriton me shume sesa nje fanelle…/SHKODRA-SPORT.COM/