Mbrëmë ishte një shkodran- Rubin Hebaj që i dha fitoren kombëtares U21 ndaj Maltës, sonte një tjetër shkodran- Bekim Balaj i dha fitoren 1-0 kombëtares së madhe ndaj Uellsit.

Në këtë krizë të ekipeve kombëtare, shkodranët gjithsesi janë protagonistë me lojën dhe golat e tyre. Në “Elbasan Arena” sonte, kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë, megjithatë kjo fitore ishte e rëndësishme për të qetësuar edhe situatën rreth kombëtares.

Goli i Balajt nga pika e 11-metërshit në pjesën e dytë, i ka mjaftuar tanëve për të fituar ndaj një Uellsi që qarkulloi më mirë topin, krijoi më shumë raste por në fund nuk ia doli të fitonte.

Në pjesën e dytë madje në lojë ishte edhe Bejl por ai nuk bëri asgjë. Një fitore që do të ndryshojë ndoshta edhe pozitën e trajnerit Panuçi në pankinën tonë megjithatë sonte e rëndësishme është t’i gëzohemi fitores ndaj skuadrës së Giggs.
© shkodrasport.com