Sulmuesi shkodran Bekim Balaj shënon sërish në kampionatin rus me ekipin e tij Terek Gronzy, duke e ndihmuar atë të merrte fitoren e rradhës. Madje, një dorë ia ka dhënë edhe shqiptari tjetër që luan me këtë ekip, Odise Roshi. Shkodrani ka shënuar golin e parë të ndeshjes që në minutën e 18-të por goli i tij u barazua shpejt nga ekipi i Rubin Kazan në ’34. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1 ndërsa në të dytën, skuadra e dy shqiptarëve do të shënonte edhe dy gola të tjerë duke fituar me rezultatin 3-1.

Ajo që bie në sy është fakti se sulmuesi shkodran po luan rregullisht në formacion dhe po e shpërblen besimin e trajnerit me golat shumë të rëndëishëm që po shënon. Në ndeshjen e sotme, ai ka shënuar me gol pas një krosi të marrë nga krahu i majtë. E rëndësishme është se Balaj nuk ka harruar të bëjë punën e tij: të dërgojë topat në rrjetat kundërshtare.

© shkodrasport.com