Bekim Balaj merr përgjegjësinë: Do të ndryshojmë situatën e krijuar në Kombëtare.

Humbja me Kosovën ka lënë një shije të hidhur jo vetëm te tifozët, por edhe lojtarët janë ata, të cilët tashmë e shohin që situata është rënduar disi dhe premtojnë se shumë shpejtë do të bëjnë kthesën.

Në një prononcim për RTSH Sport,”heroi” i ndeshjes në transfertën e Portugalisë, Bekim Balaj premton se shumë shpejtë situata do të ndryshojë.

“Ekipi kombëtar nuk ka justifikim, sepse çdo lojtar duhet të jap maksimumin për Kombëtaren, pavarësishtë se me kë luan.

Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe të ndryshojmë situatën e krijuar”, përfundon Balaj.