Mbreme e nisi si titullar, pati nje mundesi te arte per te shenuar por nuk ia doli, megjithate Bekim Balaj perveç humbjes, ka edhe nje “peng” tjeter: Zhgenjimin e tifozeve qe mbeshteten fuqishem kombetaren kuqezi.
Sulmuesi shkodran ka dale sot ne nje konference per shtyp duke u shprehur: “Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot, goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u penalizuam. Kjo ndikoj shumë te besimi i skuadrës. Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë.
Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore. Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nisur, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar.
Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arritur të fitojmë në fushën e tyre. Pse jo mos të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve të tjera që kemi në grup.”