Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kombëtaren, sulmuesi Bekim Balaj është shprehur se Në Francë ekipi duhet të mendojë për të marrë pikë, ndërsa shtoi se atje kanë eksperiencë pozitive. Ndërkohë, shkodrani tha se po kalon një formë të mirë pas dy golave të fundit në kampionatin austriak.

“Përqendrimi është maksimal, dihet kundërshtari përball e njohim forcën, por shpresoj të përballojmë dhe të luajmë për rezultat. Në Francë do luajmë për paraqitje pozitive dhe të marrim pikë. Në Francë kemi eksperiencë pozitive dhe jemi të detyruar të mendojmë në këtë mënyrë, kërkohet vlerësim dhe përqendrim maksimal por do provojmë ç’të jetë e mundur.

Më vjen mire që vij me gola, forma që po kaloj minutazhi. Vij nga një moment i mirë i kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet në Austri dhe shpresoj të vazhdoj në Kombëtare me këtë ecuri. Sapo kam ardhur në grumbullim, normalisht e takova trajnerin dhe më përgëzoi për golat e aktivizimin.

Fanella e titullarit? Të them të drejtën dëshira është e të gjithëve, në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Ai do bëjë zgjedhjen e duhur duke parë stërvitjen. Në këto momente nuk është momenti për të plotësuar tekat tona, por duhet parë edhe mënyra si vendoset ekipi”, tha Balaj.