Luan prej disa sezonesh në Rusinë e largët por në çdo moment kur i është dhënë mundësia ka treguar vlerat e një shqiptari të vërtetë. Mjafton të kujtojmë gjestin e tij në mbrojtjen e flamurit të “autochtonous” në stadiumin e Beogradit në ndeshjen e famshme Serbi- Shqipëri.

Bekim Balaj, sulmuesi shkodran i Akhmat Grozny ditët e fundit ka qenë me pushime në Shqipëri ku ka festuar ndërrimin e viteve bashkë me miqtë dhe familjarët e tij. Por jo vetëm kaq. Ai nuk mund të qëndronte pa vizituar edhe Kosovën dhe është ndalur pikërisht në Prizren.

Aty ku ka pozuar dhe në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ka përmendur edhe tekstin e një kënge shumë të njohur: “Thrret Prizreni mori Shkodër”.

Pas kësaj shprehje ka vendosur edhe flamurin kuqezi. Nostalgji për Shkodrën por edhe për marëdhëniet në mes shqiptarëve të dy vendeve.
© shkodrasport.com