Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka arritur të shënojë edhe golin e parë në kampionatin kroat të futbollit me skuadrën e tij të re, Rijekën. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e së mërkurës duke shënuar golin e dytë të ndeshjes në fitoren e pastër 3-0 që skuadra e tij ka arritur ndaj një emri të madh në futbollin kroat e më gjerë siç është Hajduku I Splitit.
Ka qenë minuta e 14-të e ndeshjes kur Balaj ka shfrytëzuar një top të mbetur në hyrje të zonës dhe ka goditur fort me të djathtën duke e dërguar topin atje ku portieri kundërshtar nuk mund ta arrinte dot. Me fitoren e djeshme, Rijeka ka përforcuar edhe më shumë pozitat në vendin e dytë në renditje duke e patur të sigurtë pjesmarrjen në Europa Ligë. Tashmë duket se për këtë skuadër, një ndihmë shumë të madhe do të japë edhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj I cili në tre ndeshje që ka luajtur me këtë ekip pas transferimit nga kampionati çek, ka arritur të shënojë tre gola, një në miqësore, një në ndeshjen e kupës dhe dje në ndeshjen e kampionatit. Vetë sulmuesi 22 vjeçar shkodran ndjehet shumë I lumtur tek skuadra e tij e re dhe është shprehur se Rijeka do të shërbejë si trampolinë për një transferim në të ardhmen në në skuadër më të fortë në Europë.
© shkodrasport.com