Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka shënuar sot për skuadrën e tij Jagiellonia në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit polak të futbollit. Ai ka qenë autor i golit të barazimit të përkohshëm në ndeshjen që Jagiellonia ka luajtur në fushën e vet me Podbeskidzie. Ka qenë kjo e fundit që ka kaluar e para në avantazh të Malinovskit në minutën e 6-të dhe Balaj do të barazonte shifrat në minutën e 24-të. Pas këtij goli do ishte sërish Jagiellonia që do shënonte dhe do kalonte në avantazh me anë të Dani Quintana në ’55 por dalja me karton të kuq e Popkhadze 12 minuta më vonë do t’i jepte mundësi kundërshtarit që të barazonte shifrat pikërisht në minutën e 94-të. Me barazimin e sotëm, skuadra e sulmuesit shkodran është ngjitur në kuotën e 30 pikëve duke mbajtur vendin e etë në renditje. E rëndësishme është që Balaj po vazhdon të luajë rregullisht me këtë skuadër madje edhe të shënojë ashtu siç bëri në ndeshjen e sotme.
© shkodrasport.com