Bekim Balaj, vjen goli i tij i tetë për Rijekën
Bekim Balaj ka gjetur edhe një herë tjetër rrugën e rrjetës në ndeshjen e djeshme. Shkodrani shënoi golin e parë të takimit që Rijeka zhvilloi me Zadarin. Një ndeshje në transfertë për ekipin e shqiptarit që është pjesë e skuadrës sonë kombëtare. Kur po luhej minuta e fundit, Bekim Balaj është treguar i saktë dhe i ka dhënë avantazhin skuadrës së Rijekës. Një gol që ka mbyllur edhe fraksionin e parë të lojës dhe ka dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas këtij goli, sulmuesi shkodran ka rikonfirmuar edhe një herë vazhdimësinë e tij pozitive me skuadrën kroate, që, edhe pse në vetëm pak muaj aty, ka arritur që të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm. Ambientimi i sulmuesit të Kombëtares ka qenë i menjëhershëm dhe kujtojmë që në vetëm pak muaj, Balaj ka shënuar një numër të madh golash. Ky është goli i tetë për sulmuesin shkodran me fanellën e skuadrës së Rijekës në vetëm pak muaj që i është bashkuar asaj duke treguar se ka qenë një blerje e rëndësishme për të.