Golashënuesi më i mirë i Superiores dhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Sport”.bekim balajSulmuesi ndalet tek ecuria pozitive e këtyre javëve tek kuqeblutë. Në fjalët e tij ai thekson se nga skuadra pritet akoma më tepër dhe që performanca reale do edhe pak kohë të shihet. Sulmuesi gjithashtu ndan edhe një koment për tifozët kuqeblu dhe ndeshjen e radhës kundër Egnatias.


Tri ndeshje radhazi rezultate pozitive. A e ka gjetur ritmin Vllaznia?

Sigurisht që jemi të kënaqur me këtë fakt dhe ekipi duket realisht që po ecën siç duhet dhe ka kapur ritmin. Skuadra ka marrë 2 fitore në javën e fundit kundër Tiranës dhe Skënderbeut, duke i merituar pikët. Po ashtu një barazim në sekondat e fundit kundër Partizanit, por ne reaguam menjëherë, duke marrë pikët e plota në dy ndeshjet e radhës. Tashmë fokusi shkon te ndeshja e radhës dhe uroj të vijojmë me këtë ecuri dhe të marrim rezultate të tjera pozitive.

Deri ku mund të shkojë kjo skuadër?

Ndoshta është pak herët për të thënë se deri ku mund të shkojë skuadra sepse kanë kaluar vetëm 12 javë nga kampionati. Ne jemi të motivuar, për të punuar dhe përmirësuar çdo ditë. Çdo herë duhet të jemi më mirë se ndeshja paraardhëse dhe për këtë punohet dhe sakrifikohet çdo ditë. Besoj se skuadra ka akoma për të dhuruar dhe kjo do shihet në javët e ardhshme.

Të rinjve iu është dhënë mundësia këtë sezon, me Dodjan që edhe shënoi së fundmi. Çfarë këshille iu jep si kapiten?

Skuadra ka shumë lojtarë të rinj që janë pjesë e saj dhe të cilëve ju është besuar në disa ndeshje. Madje, duke lënë edhe shenjën e tyre, një nga ta është edhe Dodaj, i cili e shfrytëzoi mundësinë e tashmë është një titullar i skuadrës. Këshilla që iu them është se duhet të jenë të disiplinuar, të kërkojnë gjithmonë më tepër e të mos kënaqen me pak. Vetëm me punë e sakrificë arrihet në nivele të larta