Tek “Vllaznia B” pritet të vijnë lojtarë të rinj por do të ketë edhe largime nga rradhët e saj. I pari madje tashmë është larguar. Bëhet fjalë për mesfushorin Bekim Dema. Ai ka tërhequr edhe dokumentacionin në klub dhe është vënë në kërkim të një skuadre tjetër. Objektivi i 24 vjeçarit është për të lëvizur jashtë vendit megjithatë opsionet janë edhe për në Shqipëri. Ky lojtar ka patur një karrierë shumë të mirë deri tani teksa e ka nisur nga Vllaznia, ka luajtur më pas me Skënderbeun, Kukësin, Laçin dhe kohët e fundit për shkak të disa dëmtimeve qëndroi njëfarë periudhe pa luajtur.
Për këtë arsye u rikthye në Shkodër duke u aktivizuar me ekipin “Vllaznia B” por tashmë edhe prej aty është larguar. Brenda pak ditësh me shumë mundësi do të mësojmë edhe për destinacionin e tij të ri.
© shkodrasport.com