Me Vllazninë në kampionatin e sivjetëm do të konkurrojë edhe boksieri shkodran Bekim Vjerdha. Pas një shkëputje të përkohshme nga ekipi shkodran ai tashmë është pjesë e tij sërish dhe po stërvitet me shumë dëshirë për të bërë më të mirën si në aspektin personal ashtu edhe në atë të mbështetjes së ekipit për arritjen e objektivit që ka për shpalljen kampion.

Ai do të konkurrojë në peshën 81 kg dhe sipas trajnerit Zef Gjoni forma sportive e tij është shumë e mirë dhe do të pretendojë për t’u shpallur kampion në këtë peshë. Padyshim që një sukses i tillë do të ishte një ndihmë e madhe edhe për ekipin në mënyrë që edhe ai të fitonte titullin e 21-të kampion dhe për këtë arsye, paraqitja e Vjerdhës në kampionatin e javës së ardhshme do të ketë shumë rëndësi.
© shkodrasport.com