Një nga duelet e mbrëmjes gala së “Natës të Boksit”, është ai i peshës 81 kg në mes boksierit shkodran Bekim Vjerdha dhe kosovarit me pasaportë shqiptare që jeton në Belgjikë, Xhek Gashi. Pritet të jetë një sfidë shumë interesante sepse të dy këta boksierë kanë treguar një formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit, madje Gashi ndonëse jeton në Belgjikë ka ardhur shpeshherë në Shqipëri për të zhvilluar sparingje të ndryshme. Duke folur në lidhje me këtë sfidë, shkodrani Vjerdha do të shprehej:
“E pres me shumë dëshirë një sfidë të tillë, për vetë faktin që se kemi të bëjmë me zhvillimin e një feste të madhe të boksit mbrëmjen e 8 shkurtit dhe prandaj ndeshja merr edhe më shumë vlerë sepse askush nuk do të dëshironte ta humbte. E kam mbyllur vitin 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe mbi të gjitha fitoren e trofeut të “Gongut të Artë” në Maqedoni. Për këtë arsye, do të synoj patjetër fitoren e kësaj ndeshje të parë të këtij viti, që do të më motivojë shumë për aktivitetet e tjera që në fakt janë të shumta sivjet”.
© shkodrasport.com