Kampionati kombetar i basketbollit te meshkujve do te startoje neser me sfiden qe do te nise ne oren 18:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ne mes Vllaznise vendase dhe Teutes se Durresit. Nje sfide qe pritet me shume interes edhe nga tifozet shkodrane te cilet premtojne se do te mbushin shkallet e pallatit te sportit.
Ne prag te ketij takimi eshte prononcuar per mediat edhe trajneri Damian Bekteshi i cili nder te tjera shprehet se me punen e bere ne stervitje dhe me merkaton qe ekipi ka zhvilluar, Vllaznia sivjet synon te jete nje pretendente e forte per titullin kampion.
“Mendoj se jemi mire, i gjithe ekipi eshte i kompletuar me perjashtim te basketbollistit amerikan qe kemi patur edhe sezonin e kaluar- Wilkins dhe shpresoj qe ne ndeshjen e pare te shohim ne fushe nje ekip te motivuar. Perballe ne kete ndeshje te pare do te kemi Teuten, ekipin i cili vjet na mohoi daljen ne finale dhe shpresoj qe ta kalojme me sukses kete takim.
Jemi pergatitur mire gjate gjithe kesaj periudhe duke zhvilluar nje faze intensive fizike dhe pas kemi punuar fort edhe ne aspektin tekniko- taktik dhe shpresoj qe kete pune te bere ne stervitje, ta demostrojme edhe ne fushen e lojes.
Me punen e bere dhe kontigjentin qe kam ne dispozicion shpresoj te bejme nje kampionat shume me te mire se ai i kaluari dhe pse jo ne fund te tentojme edhe fitimin e titullit kampion. Besoj se ka per te qene nje gare e forte, me Beselidhjen mbi te gjitha qe duket se eshte serish ekipi me i forte, por edhe me Apolonine, Teuten, Tiranen, por ne duhet te bejme mire detyrat tona dhe pastaj t’ia leme fushes”- eshte shprehur trajneri Bekteshi./www.shkodrasport.com/