Kohë pushimi për futbollistët e shumicës së ekipeve të Superligës shqiptare dhe nga to nuk bëjnë përjashtim as ato të Vllaznisë të cilët po shfrytëzojnë edhe këto pak ditë që kanë në dispozicion për t’u relaksuar.

Por në fakt ka edhe prej atyre që ndonëse me pushime, vazhdojnë të jenë të lidhur ngushtësisht me fushën e stërvitjes dhe me topin e futbollit.

Njëri prej tyre është edhe sulmuesi 21 vjeçar i kuqebluve Belajdi Pusi që thuajse çdo ditë është në stërvitje individuale në fushën sportive që ka pranë shtëpisë së tij.Fotoja e ketij shkrimi e tregon me se miri lidhjen e tij te ngushte me topin.

Ai dëshiron të mbajë formën në mënyrë që kur ekipi të nisë stërvitjen, të jetë në gjendjen e duhur fizike në mënyrë që të bindë stafin teknik.

Tashmë dëshira e tij e vetme është që të luajë në fushë si titullar. Dy sezonet e fundit me ekipin e Vllaznisë i kanë shërbyer si “kolaudim” dhe padyshim që meriton më shumë minuta dhe më shumë vëmendje.
© shkodrasport.com