Belajdi Pusi është kthyer në një emër të rëndësishëm në kampionatin azerbajxhanas. Sulmuesi shkodran është shndërruar në një protagonist absolut të ekipit të tij në shumë ndeshje që nga fillimi i sezonit.
26-vjeçari ka arritur ta gjejë katër herë rrjetën në këtë sezon dhe poashtu ka assistuar tre herë për shokët e skuadrës, duke treguar që po kalon një formë mjaft të mirë në Azerbajxhan me ekipin e Shamakhi, ku u transferua gjatë merkatos së verës që lamë pas. Në një intervistë për “Star Plus”, Pusi flet për formën e tij që po kalon atje, teksa shprehet i kënaqur duke thene:
“Pergjithesisht jam i kenaqur me formen qe po kaloj tek skuadra ime ne kampionatin e Azerbajxhanit, por sigurisht qe pres gjithmone me shume nga vetja dhe besoj se ne gjysmen e dyte te sezonit do te bej akoma me mire. Sa i takon ekipit, ai e ka vitin e pare ne Superlige dhe objektivi i tij per kete sezon eshte mbijetesa, ndersa sezonin e ardhshem padyshim qe do te kerkoje me shume”.
Ky është sezoni i tretë i Pusit në Azerbajxhan, teksa ai foli edhe për eksperiencën e tij që ka kaluar atje gjatë kësaj periudhe. “Çdo gje po shkon mire per mua, jam ambientuar shpejt me vendin, me ekipin dhe kampionatin azer. Ritmi i lojes eshte pak me i larte atje se ne Shqiperi dhe ka lojtare me teknik qe vijne nga kampionate te forta dhe ka shume cilesi”- shton Pusi.
Si një ish-futbollist i saj, Pusi kishte edhe një koment për ekipin e tij të qytetit, Vllazninë per te cilen thote: “Vllaznine e ndjeki ne çdo ndeshje dhe nuk le asnje te me iki sepse jam tifoz i saj. Ka ne perberje lojtare te mire dhe ka shanse per te arritur objektivin e saj. Kuptohet qe nuk do te jete aspak e lehte te pretendoje titullin kampion, por me seriozitet dhe perkushtim mund t’ia dale”.
Në fund, Pusi foli edhe për të ardhmen e tij duke thene: “Ne mendjen time eshte nje ide per te luajtur edhe 4-5 vite te tjera jashte vendit. Kuptohet qe kam patur edhe oferta te ndryshme ne Rumani, Turqi e ndonje tjeter, por per momentin ndjehem mire ne Azerbajxhan ku jam ambientuar mire. Nje dite sigurisht qe enderroj te kthehem te Vllaznia sepse jemi rritur me te, por kete gje e shoh pas disa sezonesh”.
Në Shqipëri, Belajdi Pusi, përveç Vllaznisë ku është rritur dhe formuar si futbollist, është aktivizuar edhe me Skënderbeun, ndërsa tashmë është në sezonin e tij të tretë në elitën e futbollit azer.