Nga Endri ÇINARI
Pavarësisht se futbolli i klubeve ka qenë pushim në thuajse gjithë Europën për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Ka pasur nga ato ekipe që kanë zhvilluar ndeshje miqësore në këtë periudhë. Një prej tyre është edhe skuadra e Shamakhi në Azerbajxhan, ekip ku aktivizohet futbollisti shkodran, Belajdi Pusi.
Skuadra e sulmuesit ka zhvilluar një takim miqësor, ku ka triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Moik. Protagonist absolut i ndeshjes ka qenë pikërisht Pusi. 26-vjeçari ka arritur ta gjejë 3 herë rrjetën në këtë miqësore e po ashtu ka asistuar 1 herë për shokët e skuadrës. Duke treguar në këtë mënyrë formën e tij të mirë që po kalon.
Pusi është një titullar i skuadrës së Shamakh, ku u transferua gjatë merkatos së verës që lamë pas. Ish-sulmuesi i Vllaznisë deri në këto momente të sezonit është aktivizuar 11 herë në kampionat, duke e gjetur rrjetën në dy raste. Ky është sezoni i tretë i numrit 9-të në Azerbajxhan. Ku më parë është aktivizuar për dy sezone me skuadrën e Turan, në elitën e futbollit azer.
Në Shqipëri përveç Vllaznisë ku është rritur dhe formuar si futbollist, Pusi është aktivizuar edhe me Skënderbeun. Ku me korçarët pas 3.5 sezonesh në rradhët e tyre vendosi të largohej drejt Azerbajxhanit. Vend ku aktualisht sulmuesi po luan ende./www.shkodrasport.com/