Ne ndeshjen e para dy diteve ndaj Teutes ka shenuar nje gol shume te bukur por qe per fat te keq nuk i vlejti asgje ekipit te Skenderbeut. Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi ndjehet mire qe po luan rregullisht me kete ekip dhe po mundohet te jape kontributin e tij per te.
Nderkohe kete fundjave ai do te luaje ndaj ish- skuadres se tij, Vllaznise dhe duke folur ne lidhje me kete perballje, sulmuesi 22 vjeçar do te shprehej keshtu:
“Normalisht qe jam i emocionuar para nje ndeshje te tille. Do te luaje ne qytetin time, atje ku jam rritur dhe kam hedhur hapat e pare si futbollist. Do te jete nje ndeshje speciale per mua dhe dua qe te jap me te miren, nese me besohet te luaje, pasi kjo eshte nje zgjedhje e trajnerit.
Do te mundohem qe te punoj forte dhe te jem sa me i perqendruar per kete takim. Nuk e mendoj si nje hakmarrje ndaj Vllaznise dhe e kam thene edhe here te tjera se nuk kam asnje ndjesi te tille.
Thjesht eshte nje takim qe e ndiej me shume se te tjere. Shkodres dhe Vllaznise u jam mirenjohes per gjithçka qe kane bere per mua dhe formimin tim si futbollist”./SHKODRA-SPORT.COM/