Sindrit Guri shpreson që transferimi në Belgjikë të jetë vetëm hapi i radhës i karrierës së tij, pasi objektivi është që nëpërmjet paraqitjeve në këtë kampionat, të sigurojë një kontratë më të mirë në një kampionat edhe më të njohur.
“Belgjika mendoj se është më e mira për karrierën time, besoj se do të jetë destinacioni i ardhshëm, do të jetë një trampolinë e mirë për mua dhe pas këtij viti që do të bëj në Belgjikë, mendoj se do të bëj zgjedhjen e duhur dhe të gjej klubin e karrierës time”, tregoj ai për RTSH.
“E them këtë për vetë faktin që mendoj se do të arrij të konsolidohem më shpejt atje, dhe të mos bëj një hap të madh nga kampionati shqiptar në një tjetër shumë të madh e të mos kem minutat e duhura.
Mendoj se do shkoj në një ekip normal, që të kem minutat e mia dhe të shprehem sa më shumë në fushë dhe të shënoj ma shumë.
Ky është synimi dhe mendimi im, mendoj se kështu duhet të jetë. Do të mundohem të bëj sa më mirë, por normalisht në të ardhmen do të kishte qenë preferencë Seria A apo Bundesliga gjermane, do të ishte perfekte.
Po fokusohem të Belgjika por në të ardhmen shpresoj të luaj në Gjermani apo Itali. Dua thjesht të jem aty, nuk preferoj ndonjë ekip të veçantë”, tregoi sulmuesi i Kukësit. /vipsport/