Dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës nuk kanë qenë ato më të bukurat.
Panamaja dhe Tunizia luanin një lojë prestigji pasi të dyja skuadrat e kanë prerë tashmë biletën dhe pritet të rikthehen në shtëpi ditën e nesërme.
Ndërsa në ndeshjen e dy kryesuesve, Anglia dhe Belgjika po konkurronin se kush do të luante më keq për të shmangur Brazilin në çerekfinale.
Pas një pjese të parë tepër të mërzitshme, e dyta ishte pak më e gjallë dhe Januzaj me një gol fantastik në trekëndëshin e majtë të portës së Pickford i ka dhënë fitoren e padëshiruar belgëve të cilët tani do të luajnë me Japoninë, dhe nëse parashikimet janë të sakta, me Brazilin në çerekfinale.
Një sfidë që anglezët janë munduar ta shmangin me çdo kusht, duke bërë plot 8 ndryshime në formacion në krahasim me dy ndeshjet e para.
Një Angli pa ide, pa interes dhe e vetëdijshme për misionin e saj është mposhtur nga magjia e Januzaj. Ndërkohë Tunizia ka mposhtur 2-1 Panamanë.